Ajo qëndron në hije, por prezenca e saj ndjehet. Doria Ragland, nëna e Meghan Markle është konsideruar si një ‘influencë e heshtur por e fuqishme’, në krah të Dukëve të Sussex. Aq sa, sipas Daily Mail, prapa vendimit të princit Harry dhe bashkëshortes së tij për tu larguar nga familja mbretërore dhe për të emigruar në Kanada, është dora e saj.

‘Sigurisht ka qenë Doria ajo që i ka mësuar Meghan vlerën e pavarësisë, duke e formuar me një karakter të fortë dhe të vendosur. Ka rritur vajzën e saj e vetme, pa qenë e varur aspak nga të tjerët nga pikëpamja ekonomike, dhe kjo ka qenë një nga mësimet që ajo i ka dhënë Markle’, vazhdon burimi i Daily Mail. Ajo e ka pritur me gëzim vendimin e Dukëve për të braktisur Buckingham Palace dhe i ka dhënë një mbështetje të madhe çiftit.

Me një karakter shumë të fortë dhe të vendosur, ajo ka ditur t’i hyjë në zemër Harry, që nuk e ka fshehur kurrë se e vuan mungesën e figurës së nënës: ‘Ai i drejtohet asaj për çdo këshillë. Dhe si mbretëresha: nuk ankohet kurrë dhe nuk jep shpjegime kurrë’, ka thënë burimi. Nga ana tjetër ish mësuesja e yogës gëzon besimin absolut nga ana e Meghan: ’Ajo gjithmonë i beson asaj plotësisht. Doria është shumë e ngrohtë. Është një kuzhiniere gjeniale dhe ndër të tjera nuk është një person që kërkon vëmendje. Është tip i qetë, nuk bën gabime dhe është shumë e fortë. Kush e nënvleftëson, rrezikon shumë’.

Gjithmonë e tërhequr dhe larg nga reflektorët, Ragland shfaqet vetëm kur ka nevojë për të. E kemi parë në Royal Wedding, në pagëzimin e Archie dhe në fare pak raste të tjera.

Edhe kur dukët e Sussex zbritën në Kanada, ajo nuk ka shkuar ti takojë menjëherë për të bërë të kuptohet, që të paktën publikisht, nuk do të përzihet në këtë situatë. Në të vërtetë, ajo gjithmonë i ka mbështetur ata, duke mbajtur kontakte të ngushta telefonike. Një sjellje shumë diskrete e saj, dhe shumë ndryshe nga ajo e ish bashkëshortit Thomas Markle, gati të flasë për veten dhe t’u tregojë tabloideve detaje të ngushta të raportit të tij me vajzën.

(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: