Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në Oran të Algjerisë nga data 25 qershor deri më 6 korrik.

Vendi ynë do të përfaqësohet me 29 sportistë në këtë evenimet dhe paraditen e djeshme u organizua edhe ceremonia e dhënies së flamurit për ekipin tonë kombëtar.

Deri këtu gjithçka ishte normale, por ajo që ra në sy ishte mungesa e kryeministrit Edi Rama. KOKSH, në njoftimin zyrtar që kishte bërë ditën e premte, saktësonte se në ceremoni do të merrte pjesë edhe kreu i qeverisë dhe se flamurin do t’ua dorëzonte ai sportistëve tanë.

Megjithatë, kjo nuk dndohi, sepse Rama nuk ishte fare në ceremoni dhe flamurin e dorëzoi ministrja e sporteve, Evis Kushi.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili gjithashtu përshëndeti sportistët tanë dhe iu uroi atyre suksese.

Madje pati një moment që edhe kryebashkiaku u vonua për 4-5 minuta dhe lexohej qartë shqetësimi nga organizatorët, por më pas Veliaj erdhi dhe ceremonia vazhdoi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: