Jasir Asani, anësori i Kombëtares shqiptare, është bërë subjekt i një situate të pazakontë në kampionatin e Koresë së Jugut, pas një sërë zhvillimesh që përfshinë klubin e tij aktual, federatën koreane dhe një vendim të FIFA-s.

Pasi dështuan për të paguar kontributet e transferimit të Asanit, klubi i Guangjusë ka bërë një deklaratë zyrtare ku kërkon ndjesë dhe se email-i nuk ishte parë nga personi përgjegjës sepse ai ishte me pushime. Një situatë disi komike, megjithatë gjithçka është zgjidhur: Guangju mban përgjegjësi të thellë për çështjen lidhur me “mosshlyerjen e kompensimit të solidaritetit ndaj lojtarit Asani dhe sanksionet nga FIFA”, dhe i kërkon ndjesë sinqerisht tifozëve dhe të gjithë palëve të përfshira. Kërkojmë falje që reagimi ynë zyrtar erdhi me vonesë.

Klubi nuk arriti të paguajë kompensimin e solidaritetit ndaj lojtarit Asani në datat e caktuara nga FIFA: 30 gusht 2024, 4 shtator 2024, 13 maj 2025 (3 herë gjithsej). Pagesat nuk u realizuan. Aktualisht po hetojmë shkaqet konkrete së bashku me institucionet financiare. Më pas, federata i dërgoi paralajmërim për pagesë në email-in e personit përgjegjës të klubit, por për shkak se ai ishte me pushime, klubi nuk arriti ta merrte mesazhin dhe nuk e njohu vendimin disiplinor të Federatës Koreane të Futbollit. Së fundmi, pasi klubi u njoh me këtë fakt, menjëherë u komunikua dhe u krye pagesa e detyruar. Më 21 maj morëm njoftimin përfundimtar që pagesa është realizuar me sukses”, thuhet në deklaratën e klubit.

ÇFARË NDODHI- Sipas raportimeve, Guangju, klubi që transferoi Asanin në vitin 2023, kishte dështuar të paguante kontributet e solidaritetit të detyrueshme për ish-klubin që ka rritur Jasir Asanin që është Vardari, siç parashikohet nga rregullorja e FIFA-s për transferimet ndërkombëtare. Kjo kishte sjellë si pasojë bllokimin e merkatos së klubit nga FIFA. Pavarësisht këtij ndalimi, Guangju aktivizoi një futbollist të ri gjatë një ndeshjeje të fundit në kampionatin korean, gjë që krijoi reagime dhe konfuzion në mediat lokale dhe në radhët e klubeve të tjera.

Veprimi ngriti pikëpyetje për ligjshmërinë e aktivizimit të lojtarit në fjalë dhe respektimin e rregullave të FIFA-s. Asani, i fokusuar te loja- Sakaq, Jasir Asani ka qëndruar jashtë vëmendjes së drejtpërdrejtë lidhur me këtë çështje, duke vazhduar angazhimin e tij me klubin dhe duke u përgatitur për grumbullimin e radhës me Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjeve të qershorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb