TIRANË- Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2016 në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, tha se në fokus të punës së këtij dikasteri do të jenë investimet në zonat e mbrojtura.

Vëmendja e shtuar e qeverisë në fushën e mjedisit do të konkretizohet me një rritje prej 50% të fondeve buxhetore për këtë ministri, gjatë vitit të ardhshëm, tha ai.

Sipas ministrit Koka fondet në buxhetin e ri do të përdoren për një sërë projektesh të rëndësishme, si vazhdimi i projektit të landfillit në Elbasan (i akordohet fondi prej 740 milionë lekësh), mbyllja e venddepozitimeve në këtë qytet, ndërtimi i impiantit të energjisë në Fier, etj.

Duke u ndalur tek çështja tjetër e rëndësishme e menaxhimit të pyjeve, Koka tha se kjo do të jetë kompetencë e qeverisjes vendore, ndërsa Ministria e Mjedisit do të ketë rol inspektimi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: