TIRANE – Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi zhvilloi një takim me drejtuesit e sigurisë publike të Qarkut, të cilëve u kërkoi mbikëqyrje më të madhe të zonave të populluara, ku ka potencial kriminal.

Në takimin e thirrur nga prefekti Vorpsi morën pjesë edhe krerët e policisë së Qarkut Tiranë dhe përfaqësues të ARRSH-së.

Prefekti Vorpsi kërkoi raportim për situatën e sinjalistikës në akset rrugore, dhe përcaktimin e brezit të sigurisë në plazhe, për të shmangur incidentet me mjetet ujore.

Duhet bashkëpunim dhe raportim periodik për sigurinë. Mbikëqyrje zonave të populluara ku ka potencial kriminal. Të përcaktohet brezi i sigurisë në plazhet e Kavajës. Raportim për situatën e sinjalistikës në akset rrugore.”- deklaroi prefekti Vorpsi.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb