Ka përfunduar në GJKKO seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca është shtyrë për në datën 12 dhjetor në orën 9:30. Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si edhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Mësohet se avokati i tij, Artan Gjermeni refuzoi të japë parashtrime, duke deklaruar se i pandehuri Veliaj nuk është njohur ende me dosjen.

Ndërsa më 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Veliajt, duke e lënë atë në detyrë. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb