Prej pesë ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha vijon të djegë sipërfaqe të gjera në Malin e Dukatit, në vendin e quajtur Sotiran, mes fshatrave Tragjas dhe Dukat, duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët dhe autoritetet lokale.

Përhapja e shpejtë e flakëve ka sjellë rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Ndërhyrja për shuarjen e zjarrit ka qenë tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor, çka e ka bërë të pamundur aksesin me mjete zjarrfikëse në disa zona. Për këtë arsye, është angazhuar edhe një helikopter për të ndihmuar në izolimin e flakëve nga ajri.

Autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit, ndërsa ende nuk ka një bilanc të plotë të sipërfaqes së djegur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb