Ka marrë fund paralizimi prej disa orësh i qarkullit të automjeteve në Qafë Botë.
Tashmë ka nisur lëvizja normale e mjeteve, pas hapjes së sportelit nga pala greke.
Shkak u bë arrestimi i një doganieri grek në Pikën e Kalimit Kufitar në Mavromat. Nuk dihen ende arsyet e arrestimit të doganierit, ndërsa në zyrat e palës greke u vendos shiriti i policisë. Kalimi nga Greqia drejt Shqipërisë lejohej vetëm për këmbësorët, të cilët nuk kishin bagazhe, ndërsa dhjetëra qytetarë u kthyen mbrapsht.
