Kisha katolike e Shqipërisë i kushtoi këtë të enjte një lutje të veçantë për shëndetin e Papa Françeskut i cili po kalon momente të vështira. Në të gjitha kishat Konferenca Ipeshkvnore vendosi që mesha t’i kushtohet Atit të Shenjtë.
Në katedralen e Shkodrës “Shën Shtjefni” arqipeshkëvi Giovanni Peragine u lut duke thënë se bashkohemi në këtë lutje të veçantë për përmirësimin e shëndetit të Papa Françeskut.
Gjatë meshës arqipeshkëvi Peragine duke shfrytëzuar këtë moment lutje për Papa Françeskun tha se të gjithë duhet të reflektojmë për t’u larguar nga mëkatet dhe për t’ia kushtuar jetën tonë Zotit.
Papa Françesku sipas burimeve nga Vatikani bëjnë të ditura mediat ndërkombëtare është përmirësuar në orët e fundit por sërish gjendja e tij shëndetësore mbetet e ndërlikuar ndërsa sipas mjekëve nevojiten edhe disa ditë deri në stabilizimin e plotë të shëndetit të Atit të Shenjtë.
