Në mesin e shumë lojtarëve që u përfundon kontrata te Liverpol në në fund të këtij sezoni është edhe Joel Matip. Mbrojtësi 32-vjeccar ka luajtur vetëm 10 ndeshje në këtë sezon dhe me gjasë do të largohet nga The Reds.

Kalimi në Serie A duket një ide që intrigon vetë lojtarin. Sipas mediave italiane, shumë shpejt mund të ketë një derbi për transferimin e Matip. Lazio dhe Roma kanë shfaqur interes për futbollistin, vendimtare në fund do jetë dëshira e futbollistit. Joel Matip është pjesë e Liverpool që në vitin 2015, periudhë në të cilën vinte nga Schalke.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb