Humbje e papritur për Manchester Cityn. Në Birmingham skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola humbi 1-0 ndaj Aston Villa. Matty Cash ishte autori i golit për vendasit e drejtuar nga spanjolli Unai Emery. Skuadra e Cityt zotëroi lojën thuajse përgjatë gjithë ndeshjes, por këtë here Haaland me shokë nu kia dolën të shënonin dhe nëse një skuadër si City nuk arrin dot të shënojë, ky atëherë është një lajm.
Bjondi norvegjez shpërdoroi raste pa fund, ndërsa arriti të realizonte një gol në minutën e 90, por goli do të anulohej për shkak të një pozicioni jashtë loje. Ndalesa e pare për “qytetarët” pas 4 fitoreve radhazi në kampionat, me Cityn që humbet terren në klasiifkim, pasi ndodhet aktualisht në vendin e 5 me 16 pikë, 6 më pak se sa kryesuesit e Arsenal. Pep Guardiola nuk e bëri dramë humbjen, teksa përgëzoi kundërshtarët për suksesin: Ata janë një skuadër Champions League, prej sezonesh ndodhet në nivele shumë të larta. Emery ka bërë një punë të shkëlqyer. I admiroj si skuadër”.
City zbret në renditje, ndërsa londinezët e Tottenham Hotspur ngjiten. Skuadra e Tomas Franks arriti të sigurojë një fitore tepër të rëndësishme, teksa mundi Evertonin me shifrat 0-3 në transfertë. Golat për miqtë u realizuan nga Van de Ven me një dopietë dhe Sarr. Londinezët ngjiten në vendin e 3 me 17 pikë pas këtij suksesi, ndërsa Everton mbetet pas në vendin e 14 me 11 pikë.
