Thomas Strakosha përfundoi aventurën e tij te Lazio dhe duket gati për një eksperiencë të re. Hipotezat janë të shumta dhe pikërisht për interesimin e Fulham apo edhe për kërkimin e informacioneve së fundmi nga Chelsea, ka folur vetë portieri shqiptar në një intervistë ekskluzive për gazetarin e mirënjohur Fabricio Romano.Strakosha thotë se ndjehet i nderuar që një ekip si Chelsea e ka në listë, sakaq tregon respekt maksimal për Fulham. Premier League është ëndërr për të dhe diçka të tillë, e pohoi vetë “gardiani”.

 

 

“Unë jam duke u përgatitur edhe në këtë kohë që jam pa ekip. Por përgatitem më shumë se kur isha me Lacion me trajnerin tim personal.Kjo pasi Premier League është ndryshe, është shumë fizike dhe tjetër nivel futbolli nga Seria A. Për këtë arsye stërvitja ime është më e madhe tani dhe i kushtohet shumë edhe pjesës fizike. Padyshim që Premier League është kampionati më i fortë në botë, ëndërr që kur isha fëmijë të isha pjesë e saj.

Ka trajnerë shumë të mirë, ka përgatitës atletik shumë të mirë, tifozët që e ndezin zjarr stadiumin dhe është shumë para Italisë, në shumë drejtim. Chelsea? Jam i nderuar që një ekip i tillë shfaq interesim për mua. Jo vetëm unë, por edhe familja ime.Fulham? Çdo ekip që është pjesë e Premier League dhe që më dëshiron, unë kam respekt të madh pasi është kampionati më i fortë në botë. Kemi disa mundësi dhe po vjen momenti që unë të bëj zgjedhjen më të vështirë. Le të presim” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb