Janë luajtur ditën e sotme 10 ndeshjet e fundit, për këtë sezon në Premier Ligë. Çelsi ka rrezikuar të mbetej jashtë Ligës së Kampioneve, deri në minutat e fundit. “Blutë e Londrës” janë mposhtur 2-1 nga Aston Vila në transfertë, por një fitore e Totenhemit me përmbysje 2-4 ndaj Lestërit, ka bërë që “dhelprat” të bien në vendin e pestë dhe në Champions, shkon Liverpuli me Çelsin, që i bashkohen Sitit kampion dhe Junajtidit të vendit të dytë. Nga ana tjetër, skuadra e Klopit nuk fali në ndeshjen e fundit, teksa triumfoi 2-0 ndaj Kristal Palasit.

Për sa i përket rezultateve të tjerë, në ditën e ngritjes së titullit, Mançester Siti ka triufmuar 5-0 ndaj Evertonit. Arsenali e ka mbyllur kampionatin me fitore 2-0 ndaj Brajtonit. Për sa i përket verdikteve, Lestër dhe Uest Hemi shkojnë në Europa Ligë, ndërsa Totenhemi kualifikohet në Konferencë Ligë. Nga kategoria kanë rënë Shefilldi, Uest Bromuiçi dhe Fulhemi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb