Të dielën do të luhet në Shkup supersfida e kampionatit të Maqedonisë, mes Vardarit e Shkëndijës, sfidë që me shumë mundësi do të vendosë përfundimisht fatet e titullit kampion, pasi është përballja e fundit direkte dhe ndeshjet pasardhëse duken të lehta për të dyja skuadrat.

Shkëndija është e dyta dhe i duhet patjetër fitorja në Shkup, një mision aspak i lehtë, por jo i pamundur, për një skuadër mjaft cilësore, që edhe në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt barazoi në Shkup. Për të motivuar në maksimum skuadrën, presidenti i klubit tetovar, Lazim Destani, ka takuar skuadrën dhe u ka bërë edhe një premtim të bujshëm: Plot 100.000 euro premio në rast fitoreje ndaj Vardarit!

Në këtë mënyrë, sfida e së dielës merr përmasa edhe më të mëdha dhe është një ndër ndeshjet që ia vlejnë të ndiqen.
(ed.me/GSH/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: