Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24, tema e diskutimit është premtimi i kryeministrit Edi Rama, për rritjen e pagave dhe pensioneve, premtim ky pak javë para zgjedhjeve.

Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie, tha se ky është një lajm i mire dhe se e sheh si një objektiv të mundshëm.

“Nuk është gjë e keqe që të rrisësh pagat në një vend… Tani ky plan si do të financohet? U fol për një shumë parash dhe jam dakord me shumë e folur deri tani, 350 mln euro duhen në vit për të realizuar atë rritje. Prodhueshmëria e mallrave dhe shërbimeve, nëse të jep të drejtë që ta risësh paranë sa një punonjës të jep mesatarisht në njësinë e kohës, atëherë je brenda logjikës ekonomike të rritjes. Unë gjykoj që këto para janë. Jam shumë dakord që prodhueshmëria aty del, por ti fasonerinë e ke sot më mbi 1 mld euro sepse  prodhueshmëria është rritur. Nuk është vetëm fasoni. Kjo është logjika që të jep në dorë të thuash që brenda kësaj hapësirë të rritjes së produktivitetit unë të arrijë ta rris pagën. Ke fiskalizimin, që të sjell më shumë të ardhura dhe ul evazionin. Ke rritjen e eksporteve që është e dukshme. Pra ke rritje të vlerës, dhe të bën të kuptosh që rrogat ke mundësinë që t’i rrisësh”, tha ai.

Por nga ana tjetër, Selami Xhepa, ekspert ekonomie, e sheh këtë të pamundur për t’u realizuar, duke lënë dyshime se mbetemi në premtime elektorale.

“Që të arrihet objektivi i kryeministrit, pagat duhet të rritet gati dy herë për dy vjet. Absurde, sado që hapësira për produktivitet, por flasim për 6-8%. Nuk mund të ketë kapërcim në nivele galoponte. Dyshoj që objektivi i paraqitur është i arritshëm, dhe e bën më të diskutushme këtë temë, është fakti që bëhen në kohë elektorale”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb