Mjeku Ilir Allkja ka qenë i pranishëm në protestën para Kryeministrisë dhe deklaroi se shqiptarët paguajnë nga xhepi i tyre 60% të të ardhurave për shpenzime shëndëtësore.
Ai tha se premtimi i qeverisë për shëndetësi falas u kthye në makth për shqiptarët.
Për këtë arsye tha mjeku Rama duhej të ishte larguar.
“Ne kemi si shprehje: të kemi shëndetin. Por sa para shkojnë për shëndetin e njerëzve? Shqiptarët paguajnë nga xhepi i tyre 60% të të ardhurave të shpenzimeve për shëndetësi. Shqiptarët, paguajnë më shumë se të tjerët në rajon.
Rama duhet të japë dorëheqje. Premtimi për shëndetësi falas u kthye në makth për shqiptarët.
Sot shqiptarët e varfër paguajnë më shumë se popujt e rajonit dhe botës direkt nga xhepi për shëndetin. Ndaj kjo është një nga kauzat për të cilat Rama duhet të kishte ikur me kohë”.
