TIRANË
Krahas BE, kryeministri Edi Rama ka shfaqur sot pakënaqësitë edhe ndaj SHBA. Në takimin në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, Rama tha se SHBA-të premtojnë shumë e bëjnë më pak, si çdo vend tjetër. Batutë që shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve por edhe vetë znj.Kim.
Edi Rama: Kanadaja ka marrë pjesë të madhe. Edhe SHBA premtuan jo aq sa premtuan, por një pjesë pasi e kanë pak si zakon që bëjnë më pak se sa premtojnë, kur vjen puna te gjërat konkrete, kur vjen puna tek vlerat, standartet e predikimet, na japin me bujari të madhe. Por ne i marrim me kënaqësi. Po qe puna për standarde dhe vlera i kemi këtu nuk ka ditë natë na japin me bujari të madhe.
Kur vjen puna te gjërat konkrete japin por me kujdes, se nuk kanë të shkretët nuk janë në pozitën që të japin shumë. Megjithatë më vjen shumë mirë që sot jemi të gjithë bashkë këtu edhe me ambasadoren. Më pëlqeu shumë ajo pjesa që tha rektori ju garantojmë zonja ambasadore, mu kujtua koha kur vinte sekretari i partisë këtu nga Komiteti dhe i thoshte ai dekani i vjetër ju garantojmë shoku sekretar i Komitetit të Partisë se ne do punojmë që partia dhe populli të jene krenarë për ne. Edhe ne ju garantojmë patjetër. Faleminderit shumë, këto kisha unë. Suksese. Rroftë miqësia Shqiptaro-Afgan.
Yuri Kim: Si është problemi me ty… Jam e sigurt që përkthimi nuk ishte në rregull, dëgjova diçka të çuditshme….
Edi Rama: Është faji i përkthyesit shqiptar. Do pushohet përkthyesi tani.
