Jude Bellingham nuk ndërroi mjedis në verë, duke preferuar të qëndrojë në Signal Iduna Park.Mesfushori 19 vjeçar i Dortmund shihet me admirim nga Liverpool dhe Real Madrid, skuadra të cilat shfaqën interesim për të gjatë merkatos, por nuk ia dolën dot të fitojnë shërbimet e tij.
Mediet bëjnë me dije se në verën e ardhshme, gara për Bellingham do jetë akoma e egër. Mësohet se Manchester United, Manchester City dhe Chelsea e kanë në planet e tyre lojtarin dhe do rivalizojnë në distancë për të bindur anglezin.Kontrata aktuale e lojtarit me gjermanët e Dortmund skadon në vitin 2025.

(BalkanWeb)
