TIRANE- Pavarësisht axhendës së ngjeshur me takime elektorale, kryeministri Edi Rama ka gjetur edhe pak kohë për t’ju përgjigjur ndjekësve të tij në faqen e ‘Facebook’-ut.

Në videon e publikuar nga fushata elektorale në Patos, lumë komentesh vërshuan, ndërsa të shumë ishin ata qytetarë që shprehin mendimet e tyre.

Mes tyre spikat komenti i një qytetari, i cili i kujton kreun e qeverisë një ‘premtim’ të pa mbajtur për faktin se sipas tij nuk kishte futur në burg ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërkohë, Rama ka lënë ‘thatë’ komentuesit, ndërsa i ka pohuar atij se kurrë nuk e ka thënë këtë.


KOMENTUESI
:Edi Rama premtove qe do fusje saliun brenda por ahaa nuk u kry BAC .
RAMA: ku e ke degjuar kete premtim ti voc apo me ngaterron me ndonje tjeter, se une s’kam premtuar kurre gjera qe s’jane ne doren time!

Rama komenteee
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: