Në rast se kuqezinjtë shkojnë në Botëror, do të përballen me kombëtare si Holanda, Japonia dhe Tunizia.

Gazetari Erion Todhe, i ftuar në Sport News në News24 foli për shanset e Shqipërisë, në këtë grup.

A mendon se Shqipëria mund të bëjë më mirë në këtë grup, sesa në ato të Europianit-Edhe vendi i 3-të nuk do ishte keq. Shpresat dhe ëndrrat janë reale. Në vitet e fundit jemi përballur me ekipe të mëdha, jemi mësuar.  Do ishin ndeshje të bukura, dinjitoze.

Vetë specifika e Botërorit, janë ndeshje me “hile”, luhet me të ngecur. Nuk dihet si shkon, askush nuk fal, askush nuk toleron. Ekipet e vogla do japin maksimumin, ekipet e mëdha do japin maksimumin”- tha ai gjatë bisedës me Trevisa Tufën.

 

 

Gjithsesi, fillimisht do sfidojmë Poloninë në gjysmëfinale të Play Off. Në rast se shkojmë në finale, aty do përballemi me çiftin Ukrainë-Suedi.

Këtë të premte u hodh edhe shorti i Botërorit, ku u plotësuan grupet dhe kundërshtarët për ekipet e Play Off.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb