Sot është 2 prilli, Dita Ndërkombëtare e Autizmit dhe Muaji i Ndërgjegjësimit mbi të.

Presidenti Bajram Begaj ka shpërndarë në rrjetet sociale një pamje të Presidencës, institucion që është solidarizuar në këtë datë me të gjithë ata persona që vuajnë nga autizmi.

“Presidenca i bashkohet Ditës Ndërkombëtare të Autizmit dhe Muajit të Ndërgjegjësimit mbi të”, shkruan Begaj.

Edhe Kuvendi organizoi veprimtarinë artistike “Autizmi Flet”, me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: