“Itali jemi me ty, të bashkuar do t’ja dalim”.

Me këtë mesazh të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Presidenca e Republikës së Shqipërisë solidarizohet me Italinë mike, në emergjencën që po kalon si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Selia e Presidencës është ndricuar këtë mbrëmje me tre ngjyra, të kuqe, të bardhe dhe të gjelbër, ngjyrat e flamurit italian në shenjë solidariteti me këtë popull.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb