SHBA

Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale në shtetin e Arizonës, raportuan mediat amerikane më 12 nëntor.

NBC, CBS, ABC, dhe CNN e shpallën fitues Bidenin në këtë shtet, i cili ka 11 vota elektorale, pas pothuajse një javë që kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor.

Me fitoren në Arizona, Biden ka 290 vota elektorale, ndërkaq presidenti amerikan, Donald Trump 217.

Sipas rregullave në SHBA, që një kandidat të zgjidhet president, i duhen 270 vota elektorale.

Fox News dhe The Associated Press më 3 nëntor kishin thënë se Biden do të fitojë në Arizona, që nxiti kritika të ashpra nga Trump.

Deri më 12 nëntor, Biden po printe në Arizona me 49,4 kundrejt 49,1 për qind të votave që kishte Trump./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb