Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,e ka quajtur veten “hero lufte” për vendimin e tij për të urdhëruar sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane. 

Duke folur në emisionin e prezantuesit konservator të radios, Mark Levin, të martën në mbrëmje, Trump mbrojti vendimin e tij për të nisur sulme ndaj objekteve bërthamore nëntokësore të Iranit në qershor, me qëllim, siç pretendoi ai, eliminimin e programit të Teheranit. 

“Netanyahu është një hero lufte sepse punuam së bashku”, tha ai, duke shtuar menjëherë më pas: “Mendoj se edhe unë jam. Unë i dërgova aeroplanët.”

Deklarata e presidentit amerikan erdhi ndërsa kryeministri izraelit përballet me pasoja ligjore ndërkombëtare. Një urdhër arresti ndërkombëtar është në pritje kundër tij që nga nëntori nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime të dyshuara lufte në Gaza.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb