Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur vizitën e presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen në Shkodër.

Në një mesazh në Twitter, Meta theksoi se dy vendet kanë një marrëdhënie të fortë historike.

“Vlerësoj vizitën e Presidentit të Austrisë
@vanderbellen, një mik i mirë i Shqipërisë, si një tregues i marrëdhënieve të forta e historike mes dy vendeve tona. Dua të theksoj në veçanti investimin e Austrisë me shkollën profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër, model i cili duhet të na shërbejë si shembulli i ndërtimit në të gjithë vendin, të një arsimi profesional cilësor dhe që i përgjigjet nevojave të tregut të punës.”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb