Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar ndryshime në përfaqësimet diplomatike të Shqipërisë jashtë vendit.

Disa ambasadorë janë liruar nga detyra dhe disa të tjerë janë emëruar.

Kështu, Presidenti Begaj ka liruar Donika Hoxhën nga detyra e Ambasadores në Bosnjë dhe Hercegovinë (jo rezidente), ndërsa ajo vijon të mbajë detyrën e ambasadores në Republikën e Kroacisë.

Po ashtu, është liruar nga detyra Dastid Koreshi si Ambasador pranë Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Këshillin e Evropës në Strasburg, si dhe Eglantina Gjermenin nga detyra e Ambasadores pranë Misionit të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë.

Njoftimi i plotë;

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi sot lirimin e: Donika Hoxha, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident, vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident.

  1. Dastid Koreshi, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

Znj. Eglantina Gjermeni nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezident.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin e:

  1. Spiro Koçi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, rezident.
  2. Florian Nova, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Sirisë, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit, jo rezident.

Znj. Elvira Isufi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, në Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jo rezident.

 

  1. Dastid Koreshi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

 

  1. Ermal Muça, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Filipineve, Republikën e Indonezisë, Republikën e Singaporit dhe në Malajzi, jo rezident, u emërua edhe në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Koresë, jo rezident.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb