Në kuadër të pjesëmarrjes në ceremonitë e kremtimit të 15-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me autoritetet më të larta të Kosovës është ka nderuar sot memorialet dhe vendprehjet e kontribuuesve dhe heronjve të Pavarësisë së Kosovës.
 
Presidenti Begaj u përkul me nderim dhe vendosi një kurorë edhe në vendprehjet e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe veprimtarit të shquar e të paepur të Kosovës për liri e pavarësi, Adem Demaçi. 

Pasi vendosi një kurorë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku prehet heroi Jashari dhe familja e tij, të cilët bënë sakrificën më sublime për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Presidenti Begaj deklaroi për mediat prezente se rrugëtimi jonë është përpara, rrugëtimi euroatlantik!

“15 vite shtet i lirë dhe i pavarur i  Kosovës! Ky është amaneti dhe trashëgimia që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. Këto 15 vite ne kemi parë lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës. Besoj se rrugëtimi jonë është përpara, rrugëtimi euroatlantik!”, tha Begaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb