Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, duke e vlerësuar atë si një figurë vizionare që projektoi Kosovën e pavarur dhe të lirë mbi parimet e urtësisë, durimit dhe mençurisë politike.
Në një postim në rrjetin social X, Kreu i Shtetit thekson se Rugova e konceptoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane, si demokracia, të drejtat e njeriut, pluralizmi dhe shteti i së drejtës.
Sot përkujtojmë Ibrahim Rugovën, Presidentin vizionar të Kosovës, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur e të lirë.
Presidenti Rugova e mendoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane: demokracinë, të drejtat e njeriut, pluralizmin dhe… pic.twitter.com/v54YTfg4un
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 21, 2026
Presidenti Begaj nënvizon se vizioni i Ibrahim Rugovës është sot një realitet i prekshëm, ndërsa trashëgimia e tij politike mbetet një dëshmi e qartë se paqja, dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit dhe i një të ardhmeje të qëndrueshme për Kosovën.
