Presidenti Bajram Begaj pranon letrat kredenciale të Koordinatores së OKB-së, Ingrid Macdonald.
NJOFTIMI I PRESIDENCES
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, pranoi sot Letër Kredencialet e Koordinatores së OKB-së, rezidente në Shqipëri, znj. Ingrid Macdonald.
Presidenti i Republikës u shpreh se e vlerëson shumë kontributin e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, veçanërisht veprimtarinë e kësaj organizate gjatë tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë Covid 19.
“Shqipëria, si anëtare e OKB-së, mbështet multilateralizmin dhe mbrojtjen e parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Duke sjellë në vëmendje edhe kontributin për paqe dhe siguri që Shqipëria dha gjatë mandatit të saj si anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023, si edhe rolin që ajo po luan aktualisht si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria dëshmoi vlerat e saj në këtë drejtim, si bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit u shpreh i kënaqur për rolin që Shqipëria po luan aktualisht si anëtare e Bordit Ekzekutiv të Grave të OKB-së (2025), si dhe në pozicionin e Zëvendëspresidentes në Bordin Drejtues të tij. Presidenti Begaj përshëndeti iniciativat e UN në Shqipëri, sidomos ato të fokusuara në zonat rurale dhe periferike, duke këshilluar dhe çmuar vëmendjen ndaj të rinjve, krijimit të kushteve dhe lehtësirave që ata të jetojnë dhe punojnë në vend.
