Me rastin e festës së Krishtlindjes, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka takuar sot Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, të Kishës Katolike të Shqipërisë në Katedralen Katolike në kryeqytet dhe Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë.

Presidenti Begaj përcolli urimet më të mira për këtë ditë të shënuar për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortofoksë.

“Uroj nga zemra që kjo ditë të sjellë dritë, shpresë dhe mirësi për të gjithë, në këto kohë jo të lehta. Kjo ditë e veçantë, dita simbol e lindjes së Krishtit, zgjon shpresën dhe gëzimin në zemrat tona, na rikthen te vlerat njerëzore e fetare, te familja dhe te besimi,” theksoi Presidenti.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj riktheu në vëmendje takimin me Papa Françeskun disa ditë më parë në Vatikan.

7c4f72c8 1192 44c8 9061 A205c2a26a19
7c4f72c8 1192 44c8 9061 A205c2a26a19

“Papa Françesku është një mik i madh i shqiptarëve ndaj i përcolla ftesën për të vizituar sërish Tiranën. Mesazhet e tij për një botë në paqe ku të gjithë duhet të jemi më solidar, padyshim kanë rezonancë kudo në botë, ashtu sikundër edhe në Shqipëri. Thirrja  e djeshme, ku Ati i Shenjtë kërkoi nga njerëzit që të bëjnë diçka të mirë për të risjellë shpresën, mendoj se vjen e fortë për të gjithë besimtarët e krishterë dhe jo vetëm,” tha Presidenti.

Presidenti Begaj përfitoi nga rasti edhe për të uruar Kryepeshkopin Janullatos që një muaj më parë celebroi 50 vjet si kryepeshkop, duke e falënderuar për kontributin që Fortlumturia e Tij dhe Kisha Ortodokse kanë dhënë për Shqipërinë.

A701206e 43a0 4cc3 B66c Ab7f95825a3e
A701206e 43a0 4cc3 B66c Ab7f95825a3e


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb