Presidenti brazilian Luiz Lula da Silva tha se pas vizitës së tij në Rusi, ai do të shkojë në Pekin ku do të diskutojë opsionet e zgjidhjes paqësore të krizës ukrainase me homologun e tij kinez Xi Jinping.

Më vonë, udhëheqësi brazilian planifikon të zhvillojë bisedime me autoritetet franceze.

“Do ta diskutoj çështjen e paqes me Xi Jinping, do ta diskutoj me Francën sepse e vetmja gjë që i intereson Brazilit në këtë çështje është kthimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve normale në mbarë botën”, u tha udhëheqësi brazilian gazetarëve.

Ai vuri në dukje se Brazili do të vazhdojë dialogun me ata që përpiqen vërtet për të arritur paqen në Ukrainë.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb