Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva do t’i nënshtrohet një operacioni për katarakt, njoftoi zyra e tij.
80-vjeçari Lula iu nënshtrua një kontrolli të planifikuar para operacionit dje në mëngjes, përpara operacionit në syrin e majtë, tha presidenca braziliane në një deklaratë.
Udhëheqësi historik i partisë së krahut të majtë të Brazilit ka njoftuar tashmë qëllimin e tij për të kërkuar një mandat të katërt në zgjedhjet e tetorit .
Në dhjetor 2024, Lula iu nënshtrua një operacioni urgjent për një hematomë pranë trurit , pas një aksidenti në banjën e tij dy muaj më parë.
Që atëherë, ai është rikthyer gradualisht në një axhendë të ngjeshur, duke u shfaqur herë pas here në video të postuara në mediat sociale për të treguar se është në gjendje të mirë fizike.
Lula ishte në Panama të mërkurën për të marrë pjesë në një forum ekonomik të organizuar nga Banka e Zhvillimit të Amerikës Latine dhe Karaibeve.
Ai pritet të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Uashington në mars.
