Përfaqësuesja e partisë “Mundësia”, Barbara Doda, e ftuar në Log, e ka quajtur precedent të përsëritur dekretimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti Begaj, me urdhër të Ramës.
Doda ka risjellë një moment të njëjtë të ndodhur në Presidencë, gjatë takimit me Begajn për të diskutuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme, ku nga presidenti është vendosur data 11 maj.
“Ne kemi kërkuar datë tjetër dhe na është paracaktuar data 11 maj e propozuar nga PS”, tha përfaqësuesja e “Mundësisë”.
Sipas Dodës, me njohjen e ministres virtuale, presidenti Begaj është sot “një Diella”, pasi është i programuar nga kryeministri Rama.
Por nga ana tjetër, përfaqësuesja e “Mundësisë”, tha se ndonëse dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë është antikushtetues, zgjedhjet janë gjithmonë një mundësi për opozitën.
