Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madrid, u shpreh besimplotë se sulmuesi Julian Alvarez do të rikthehet në formë.

“Jam i kënaqur me ekipin. Po shkon mirë. Por janë njerëz, jo makina. Ju ngushtoni një vidë dhe funksionon, por lojtarët kanë periudha të mira dhe të këqija.

Julian nuk po luan aq mirë sa duhet, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë ndeshjen e jetës së tij sonte. Kur gjërat shkojnë keq, të gjithë thonë se ka mbaruar… Çdo ndeshje ka vështirësitë e saj, dhe përfundimi në tetëshen e parë është objektivi kryesor”, theksoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb