Presidenti i Federatës së Futbollit të Letonisë, Vadims Lasenko, vizitoi këtë të martë “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të sfidës Shqipëri – Letoni që do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Gjatë vizitës, ai pati mundësinë të njihet nga afër me rrugëtimin dhe sukseset e futbollit shqiptar ndër vite, të shohë muzeun e FSHF-së dhe ambientet e saj institucionale. Presidenti Lasenko u ndal gjithashtu në kompleksin stërvitor të Kombëtares, ku pa nga afër fushat dhe infrastrukturë  moderne të “Shtëpisë së Futbollit”.

Më tej, Presidenti Vadims Lasenko u prit në drekë zyrtare nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb