Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i ka thënë homologut të tij rus se Teherani nuk kërkon armë bërthamore, në një telefonatë pas një vale sulmesh izraelite.

“Republika Islamike e Iranit gjithmonë ka pohuar se nuk kërkon të pajiset me armë bërthamore dhe se është gjithmonë e gatshme t’u ofrojë garanci autoriteteve ndërkombëtare kompetente për këtë çështje”, i tha Pezeshkian Vladimir Putinit, sipas një deklarate nga presidenca iraniane.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb