Rajoni i Azi-Paqësorit është në një pikë kthese kritike, ndërsa rendi ekonomik global po ndryshon me shpejtësi, tha sot Presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae-myung në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Gyeongju të Koresë së Jugut .

Ekonomitë e shteteve anëtare të APEC përbëjnë 50% të tregtisë botërore dhe 61% të PBB-së globale. Në kuadër të samitit, presidentët e Kinës dhe Shteteve të Bashkuara u takuan të enjten me qëllim arritjen e një armëpushimi në mosmarrëveshjen tregtare midis vendeve të tyre.

“Është e qartë se nuk mund të jemi gjithmonë në të njëjtën anë, por duhet të punojmë së bashku për të arritur prosperitet kolektiv”, tha presidenti i Koresë së Jugut.

“Ndërsa rendi i tregtisë së lirë pëson ndryshime dramatike, pasiguria ekonomike globale thellohet, tregtia dhe investimet humbasin vrullin”, tha Lee, duke shtuar se bashkëpunimi midis anëtarëve të APEC është përgjigja e duhur ndaj sfidave ekonomike të kohës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb