Presidenti i Kosta Rikës, Rodrigo Chavez njoftoi mbylljen e ambasadës në Kubë dhe tërheqjen e diplomatëve.

Kosta Rika “nuk e njeh legjitimitetin e regjimit komunist në Kubë, duke pasur parasysh keqtrajtimin, shtypjen dhe kushtet e mjerueshme të imponuara ndaj banorëve të këtij ishulli madhështor”, tha Chavez.

Ai njihet si një mbështetës i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Më herët, Ministri i Jashtëm i vendit njoftoi mbylljen e ambasadës së Kosta Rikës në Kubë, duke vënë në dukje se i kishte kërkuar Havanës të tërhiqte stafin e saj diplomatik nga ambasada në San Jose, me përjashtim të punonjësve konsullorë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: