Presidenti Donald Trump ka njoftuar se çmimet e Kennedy Center do të jepen për Sylvester Stallone, Michael Crawford, George Strait, Gloria Gaynor dhe bandën rock KISS.

Duke thyer traditën, ai edhe do ta prezantojë shfaqjen që nderon arritjet më të larta të artistëve të vendit. Pasi u rikthye në zyrë, Trump e pushoi presidentin dhe pjesa më e madhe e bordit të John F Kennedy Center for the Performing Arts dhe mori rolin e drejtuesit, një lëvizje që u kritikua si ndërhyrje politike në art.

Të mërkurën ai tha se planifikon të rinovojë plotësisht qendrën që financohet nga fondet federale. Trump tha se ishte “98% i përfshirë” në përzgjedhjen e artistëve të këtij viti, duke shtuar se ishte shumë e vështirë.

Trump premtoi se si drejtues do ta kthente Kennedy Center në “një margaritar të kurorës” së arteve dhe kulturës, në kohën e duhur për festimet e vitit 2026 të 250-vjetorit të Amerikës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb