Iranianët po zhvillojnë sot homazhe për presidentin Ebrahim Raishi, ceremonia mortore e të cilit filloi në Tabriz, kryeqyteti i provincës së Azerbajxhanit Lindor, ku ndodhi dhe tragjedia pas rrëzimit me helikopter.

Po ashtu në ceremoni po kujtohen edhe zyrtarët e tjerë të lartë që humbën jetën bashkë me Raisin.

Mediat e huaja raportojnë se varrimi i Raisit është planifikuar për të enjten e ardhshme, më 23 maj në Mashhad, ku ai lindi 63 vjet më parë. Vendi i zgjedhur është mauzoleumi i Imam Rezait, një nga faltoret kryesore shiite.

Kujtojmë se Raidi udhëtonte bashkë me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, teksa humbën të gjithë jetën, pasi helikopteri me të cilin udhëtonin u rrëzua në veri-perëndim të Iranit. Ndërkohë Irani ka shpallur dje 5 ditë zie kombëtare.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes, ndërsa nga të dhënat paraprake bëhet fjalë për një defekt teknik.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb