Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi se vaksinimi kundër COVID-19 në vend do të fillojë këtë javë dhe se prioritet do të jenë punonjësit e shëndetësisë.

Rouhani dha informacione lidhur me punimet e vaksinimit në mbledhjen e Bordit Kombëtar për Luftën ndaj Koronavirusit i cili u mbajt në Teheran dhe u kryesua nga vetë ai.

Pjesa e parë e vaksinave që Irani ka importuar kanë mbërritur në vend ndërsa pjesa tjetër do të mbërrijë brenda muajit shkurt, tha Rouhani duke shtuar se punimet e vaksinimit do të fillojnë këtë javë sipas prioriteteve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai vuri në dukje se të gjitha njësitë janë të gatshme për vaksinim dhe se prioritet do të jenë punonjësit shëndetësorë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Irani ka një popullsi prej 84 milionë banorë dhe se vaksinimi i plotë i shoqërisë do të zgjasë më shumë se 6 muaj, potencoi Rouhani duke thënë se edhe vaksina që do ta prodhojnë vetë do të jetë e gatshme në pranverë ose verë.

Ai shtoi se norma e zbatimit të rregullave shëndetësore e cila javën e kaluar ishte 81 për qind këtë javë ka rënë në 75 për qind dhe se kjo ka shkaktuar rritjen e rasteve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb