Presidenti izraelit e ka cilësuar një sulm terrorist ngjarjen e ndodhur në Sydney ku dy persona hapën zjarr duke shkaktuar 12 viktima dhe disa të plagosur.
“Motrat dhe vëllezërit tanë u sulmuan nga terroristë. Një sulm mizor kundër hebrenjve që kishin shkuar për të festuar festën Hanukkah në plazhin Bondi”, tha ai.
Gjithashtu një reagim ka ardhur edhe nga Ministri i Sigurisë Kombëtare izraelite Itamar Ben-Gvir duke sulmuar qeverinë australiane për njohjen e shtetit palestinez.
“Terrorizmi antisemit nuk njeh kufij, por gjaku i të vrarëve është përgjegjësi e qeverisë australiane, e cila njoftoi njohjen e një shteti ‘palestinez’ dhe legalizoi terrorizmin kundër hebrenjve “, tha ministri i ekstremit të djathtë në një deklaratë duke shprehur mbështetje për komunitetin vendas hebraik.
Australia ishte një nga disa vende që njoftoi njohjen e një shteti palestinez në shtator.
