Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm sot në Shtëpinë e Artizanatit “Tradita Popullore” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale.

Kreu i Shtetit e vë theksin tek rëndësia e mbështetja, promovimi e fuqizimi ekonomik i grave në zonat rurale.

“Ndihma ndaj grave e vajzave në zonat rurale, është kontribut për luftën kundër varfërisë,” shkruan Meta.

Postimi i plotë

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale, vizitova Shtëpinë e Artizanatit “Tradita Popullore”, jo vetëm për të vlerësuar punën e jashtëzakonshme për ruajtjen e traditës, trashëgimisë dhe vlerave të popullit tonë por edhe për të theksuar rëndësinë e mbështetjes, promovimit e fuqizimit ekonomik të grave në zonat rurale.
Gruaja është fuqia dhe motori i emancipimit të shoqërisë.
Ndihma ndaj grave e vajzave në zonat rurale, është kontribut për luftën kundër varfërisë, rritjen ekonomike dhe për një familje më të shëndetshme

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: