Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek lajmi që koronavirusi ka mbërritur në vendin tonë, presidenti Ilir Meta pritët të mbajë sot një komunikim me mediat.

Siç bëhet e ditur nga zyrat e shtypit pranë Presidencës, komunikimi është parashikuar të mbahet në orën 18:15.

Kujtojmë se në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar si mbartës së këtij virusi vdekjeprurës 2 persona, babë e bir, që kishin ardhur nga Firence në Shqipëri përmes rrugës tokësore. Aktualisht një tjetër person i është nënshtruar analizave.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: