Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përcjellë një urim për qytetarët me rastin e Festës së Sulltan Nevruzit.

Meta thotë se një shpresë e re pol ind për shqiptarët, dhe një epokë me mundësi të reja po çel me rigjallërimin e natyrës.

Ai uron që në zemrën e çdo shqiptari të ketë diell dhe pranverë.

STATUSI NGA ILIR META

Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut!

U bashkohem sot lutjeve për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes!

Një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës!

Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari! ☀️???

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb