Një tifoz i veçantë i Kombëtares Shqiptare sot në Elbasan Arena ka qenë edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Presidenti Meta ka uruar futbollistët e kombëtares për triumfin përballe Izraelit me shifrat 1-0.
“Një nisje e mbarë e kuqezinjve! Urime!”, shkruan Presidenti Meta në faqen e tij në Facebook, ndërkohë që ka qenë i shoqëruar edhe me ish-trajnerin De Biazi dhe ish kapitenin e kombëtares Lorik Cana.
(n.b/BalkanWeb)

