SHBA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, kërkon që të zgjerojë kontrollin e blerësve të armëve, në përpjekje për të adresuar dhunën e shkaktuar nga armët e zjarrit në këtë vend.
Planet do të shpallen sot nga presidenti, pavarësisht kundërshtimeve të Kongresit për ligje të reja për armët. Të gjithë shitësit që operojnë online ose në dyqane do të detyrohen të bëjnë kontrolle të biografisë së blerësve potencialë.
Republikanët i kundërshtojnë fuqishëm këto masa, por presidenti Obama ka thënë se ato do të jenë brenda autoritetit të tij ligjor dhe në përputhje me Amendamentin e Dytë të Kushtetutës, i cili u siguron amerikanëve të drejtën për të mbajtur armë.
Të hënën, Obama ka marrë rekomandime nga prokurorja e përgjithshme, Loretta Lynch, drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), James Comey, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të zbatimit të ligjit lidhur me këtë çështje.
(er.nu/BalkanWeb)
