Francesco Totti dhe Real Madrid, një histori dashurie, që nuk është materializuar. Kjo tregon dashurinë shumë të fortë për ngjyrat verdhekuqe nga kapiteni i paharrueshëm, aq e madhe, sa për të hedhur poshtë ofertën e njërit prej klubeve më të mëdha, që ka qenë dhe mbetet historia e futbollit.
Totti në më shumë se një herë e ka thënë se nuk ka pasur mundësinë e shkuarjes te Real Madridi, sepse nuk und ta zbehte dashurinë e tij për klubin e zemrës, Romën, çka e çoi atë të bëhej kapiten dhe legjendë e padiskutueshme.
I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, presidenti i Realit, Florentino Perez, ka konfirmuar versionin e ish-kapitenit verdhekuq: “Totti është një nga legjendat, që të gjithë e donin para vitit 2006. Në fillim të presidencës sime e kam telefonuar, i kam kërkuar që të vijë te Real Madridi, por ai më tha se nuk mund të lëvizte nga Roma”.
Presidenti i “Los Blancos” ka pasur hapësirë për të folur edhe mbi Juventusin: “Buffon është një luks për futbollin botëror, për talentin e tij, për profesionalizmin dhe respektin ndaj kundërshtarëve. Gjithkush do të donte që ta kishte një udhëheqës si ai. Higuain kishim fatin e mirë për të parë të luante me ne, shkruan telesport.
Ai ishte në zemër të tifozëve të Madridit dhe e di se si e kujtojmë atë. Çerekfinalja e kthimit, a do të jetë njëlloj miqësoreje? Jo, kësaj here. Nëse duhet, mund të luajmë në të ardhmen një miqësore mes dy klubeve tona mike”.
Cristiano Ronaldo mbetet një protagonist absolut për presidentin e Real Madridit: “Ajo që ndodhi në Torino ishte shumë emocionuese dhe tregon madhështinë e Juventusit dhe publikut të tij. Goli i Ronaldos ishte një nga më të mirët në histori, një gol i mrekullueshëm nga lojtari më i mirë në botë”.
Fjalë-mjaltë është presidenti edhe për trajnerin Zidane: “Ai e hapi këtë epokë me një lojë të re, që ka pushtuar botën. Si trajner ka fituar shumë në pak kohë. 8 tituj në dy vitet e tij flasin vetë. Zidane është një gjeni futbolli dhe e ka treguar këtë në fushë dhe në stol”./telesport
(e.f/BalkanWeb)
