SPANJE– Një fjalim i presidentit separatist katalanas, Carles Puigdemont, parashikuar në orën lokale 13:30 dhe që u shty me një orë u pezullua, njoftoi një zëdhënës i qeverisë rajonale.
“Deklarata u pezullua”, deklaroi zëdhënësi pa dhënë asnjë shpjegim mbi këtë përballje ndërkohë që Spanja pret e tensionuar nëse do të thirren zgjedhje rajonale për të shmangur një vendosje nën tutelë të rajonit të saj me pasoja të pallogaritshme.
Carles Puigdemont do të mbante një fjalim në orën lokale 13:00 në Barcelonë, pas disa ditësh përpjekjesh brenda qeverisë së tij për përgjigjen ndaj masave të parashikuara nga qeveria konservatore e Mariano Rajoyt.
“Masat për vendosjen nën tutelë të Katalonjës kërkuar nga qeveria spanjolle shkelin drejtpërdrejt disa nene të Kushtetutës spanjolle”, theksoi sot presidenti katalanas në një letër drejtuar Senatit.
(BalkanWeb)
