MOSKË – Presidenti rus Vladimir Putin mbush sot 74 vjeç. Sipas ndihmësit të tij, Yuri Ushakov, axhenda e ditëlindjes përfshin disa biseda telefonike me liderë të huaj.

Putin ka marrë urime të shumta, mes tyre edhe nga presidenti kinez Xi Jinping. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se për kreun e shtetit një ditëlindje rrallëherë mund të konsiderohet një ditë pushimi.

Edhe presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko e uroi Putinin, duke vlerësuar marrëdhëniet mes Moskës dhe Minskut. Ai theksoi bashkëpunimin politik, ekonomik dhe projektet e përbashkëta mes dy vendeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb